Njohësi i zhvillimeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas publikimit të mesazheve të publikuara mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Sllavko Simiqit, raporton Gazeta “Enigma”.
Mushkolaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook thotë se e njëjta duke provu me e arsyetu, përkatësisht me e mohu koordinimin me Listën Serbe e Radoiçiqin, po zhytet edhe ma thellë.
“Nuk po din as çka me thonë. Komunikimet e publikuara tregojnë gjithçka. Tregojnë hipokrizinë e Vetëvendosjes, bashkëpunimin e fshehtë me Simiqin e Radoiçiqin” shkruan Mushkolaj.
Ai tutje shprehet ‘ Mos kofsha në lëkurën e Mimozës, S’e ka hiç lehtë”. /Gazeta Enigma/