Koalicioni i disa partive shqiptare mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni të Veriut, VLEN, ka kritikuar Frontin Evropian të kryesuar nga BDI-ja se në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale fituan me votë joshqiptare dhe se nuk janë përfaqësues legjitim të shqiptarëve.
Ketë e ka komentuar analisti, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se legjitimiteti përcaktohet nga shumica e votave dhe se VLEN-i nuk janë përfaqësues legjitim të shqiptarëve.
Sipas tij, në këtë rast përfaqësues legjitim të shqiptarëve janë Fronti Evropian, ndonëse ka në koalicion parti nga komuniteti tjera joshumicë.
“Legjitimiteti përcaktohet nga shumica e votave, kush fiton më shumë ai është legjitim për mua. Nuk ka ka të bëj këtu a jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve. Pavarësisht se dhe gjatë fushatës presidenciale kanë luajt me këtë kartë. Për mua ka qenë jo korrekte, jo e ndershme, një shteti RMV-ja të luhet me këtë kart. Aq më tepë, kur njëri nga kandidatët për president, e dimë që se me çfarë votash është zgjedhje kryetar i Gostivarit. Pra, unë e mbështet që partia fitues ta krijoj qeverinë”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus.
“Nuk mendoj që ta ajanë përfaqësues legjitim të shqiptarëve. Përfaqësues të shqiptarëve janë ata që marri më së shumti vota. Ne e dimë që në Frontin Evropian ka edhe parti tjera të minoriteteve, që unë i konsideroj si vlerë, e jo si pengesë”, ka shtuar Mushkolaj.