Musliu akuzon Pacollin se nuk i ftoi Pecin e Aliun në komision për të fshehur “pazaret”

Musliu akuzon Pacollin se nuk i ftoi Pecin e Aliun në komision për të fshehur “pazaret”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përpara mediave ka thënë se deputetja Fitore Pacolli nuk e ka ftuar asnjëherë në raportim ministrin Faton Peci, në mbledhjen e Komisionit për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim.

Musliu thotë se deputetët e LVV-së e kanë dëshmuar se janë të pandërgjegjshëm dhe abuzivë me besimin që morën nga qytetarët.

Ajo e ka quajtur Pacollin marionetë të pushtetit parlamentar, duke e quajtur sinonim të neglizhencës.

Ministrin Liburn Aliu dhe atë Faton Peci, Musliu thotë se nuk i ka ftuar asnjëherë për raportim në komision.

“As Fitore Pacolli, as ministrat abuziv e as kryeministri që ka instaluar një mendësi shkatërruese, nuk mund të ndjehen komod, sepse që të gjithë duhet dhe do të japin llogari para qytetarëve për çdo veprim dhe çdo shpëlarje të fondeve të dedikuara për të subvencionuar bujqit dhe fermerët e Kosovës, të cilët fitojnë me mund dhe djersë bukën e gojës”, u shpreh Musliu.

Ajo tha se Pacolli duhet të japë përgjegjësi nëse mos-ftuarja e ministrit Peci në komision u bë për të fshehur “pazaret” me fonde.

Ajo ftoi qytetarët që më 9 shkurt të përdorin të drejtën e votës për t’i dhënë fund pushtetit të Kurtit.

Related Articles