Deputeja e PDK-së Ganimete Musliu, i ka reaguar liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtit, duke thënë se “nomadi i vërtetë është vetë ai”.
Ky qëndrim i saj vie pas Kurti i quajti “nomadë” deputetët ish-opozitarë.
”Albin Kurtit i ka humbur topi fare. Narracioni ofendues dhe përçarës do t’i kthehet bumerang. Ai përdor terminologji të papërshtatshme ndaj nesh me qëllim të thellimit të krizës politike sepse atij është duke i konvenuar vakumi institucional”, tha Musliu për klankosova.tv.
”Nëse dikujt i përshtat më se miri termi “nomad” atëherë ky person është vet Albin Kurti të cilin me Kosovën nuk e lidhë as e kaluara, prejardhja e tij, as e ardhmja sepse ai fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë”.
”Albini në Kosovë nuk as shtëpi sepse e ka blerë në Norvegji. Ne kemi një atdhe, kemi një pasaportë.Në Kosovë ne na pushojnë eshtrat e të parëve tanë. Ne kemi tokë e shtëpi dhe një ditë do prehemi në këtë dhe”, u shpreh më tej deputetja.
”Pra, Albini është nomadi i vërtetë pa asnjë emocion për dheun e quajtur Republika e Kosovës”, përfundoi Musliu.