Musliu: “Albulena mbi Republikën”, ajo po bëhet masha e Albinit

Musliu: “Albulena mbi Republikën”, ajo po bëhet masha e Albinit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musilu ka kritikuar insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se shteti po vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit.

“Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj. Kur individi vlen më shumë se shteti, vritet demokracia. Albulena po lejon që emri i saj të bëhet arma me të cilën Albini po synon të vrasë demokracinë tonë. Ajo po bëhet shkaktare e një krize institucionale, politike dhe morale”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka shkruar se pavarësisht kësaj përpjekje, Albulena e Albini nuk do t’ia dalin.

“As një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin këtë shtet. Do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës. Dhjetë herë tentuan, dhjetë herë dështuan. Në ndërkohë Donika, Mimoza dhe Peci po mundohen me i shite mend një Kosove të tërë, po për me shite mend duhet fillimisht me pasë mend. Gubana”, ka shkruar Musliu. /Gazeta Enigma/

Related Articles