Musliu e quan Kurtin ‘mashtrues në aksion’: S’paska ditë çka me rrejtë sot

Musliu e quan Kurtin ‘mashtrues në aksion’: S’paska ditë çka me rrejtë sot

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, pas inaugurimit të e rihapjes së tuneleve T6 dhe T7, njëri me gjatësi 262 dhe tjetri 122 metra, si pjesë e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu e ka quajtur Kurtin mashtrues në aksion.

“Ske nevoje me qene fare inzhinier i ndertimtarise apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu qe ky tunel është në fazen fillestare të punimeve. Armaturat jasht betonit, rrjedha e ujit qe shihet ne tunel, mungesa e ndriqimit, mungesa e murit ne hyrje te tunelit jane vetem disa elemente qe shihen kjarte dhe te bijnë ne perfundim se inagurimi është i parakoheshem”, shkroi ajo.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

MASHTRUESI NE AKSION!

Albin Kurti s’paska dite cka me rrejt sot dhe paska dale me inauguru rihapjen e tuneleve si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

Ske nevoje me qene fare inzhinier i ndertimtarise apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu qe ky tunel është në fazen fillestare të punimeve. Armaturat jasht betonit, rrjedha e ujit qe shihet ne tunel, mungesa e ndriqimit, mungesa e murit ne hyrje te tunelit jane vetem disa elemente qe shihen kjarte dhe te bijnë ne perfundim se inagurimi është i parakoheshem.

Cka e ka kaq per ngutë MASHTRUESI vetem ai e di.

Related Articles