Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se është e tmerruar nga vendimi i Gjykatës Speciale për Salih Mustafën.
Ky reagim i saj vjen pasi Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
“Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime”.
“Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajë kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificën e popullit tim”.
“Sot edhe pse ndërgjegjen e kam të pastër, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE”.