Pas votimit të projektligjit për kompensim të viktimave të krimit, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musli këshilloi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i reduktojnë udhëtimet zyrtare dhe të marrin pjesë në seanca për të votuar ligjet.
“Është mirë që si Lëvizje Vetëvendosje t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare dhe t’i ftoni deputetët që të mbajnë përgjegjësi për çka iu ka dhënë qytetari i Kosovës dhe të jenë këtu për t’i kaluar ligjet”, tha ajo.
Pas kësaj kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se udhëtime nuk janë problem pse deputetë nuk janë në sallë.
“More pse deputetët nuk janë në sallë më së paku problemi është te udhëtimet”, u shpreh Konjufca.