Musliu i reagon Speciales për vendimin ndaj Thaçit: Gjykatë e turpit, po abuzon me çdo vlerë njerëzore

Musliu i reagon Speciales për vendimin ndaj Thaçit: Gjykatë e turpit, po abuzon me çdo vlerë njerëzore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të Speciales për Thaçin, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një poatimi në Facebook ajo këtë vendim e ka quajtur akt të turpshëm.

“Dhomat e politizuara të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet”, ka shkruar Musliu në Facebook.

“Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejtësinë në thelbin e saj”.

“Vendimi për të mos e sjellë Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore”.

Musliu ka kërkuar që parlamenti që e ka bërë të mundur Specialen ta zhbëjë atë.

“Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dalë të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke. Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejtësisë. Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë ndërkombëtare, ta çbëjë!”.

“Jemi me Ty, President! Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qëndro stoik siç ke qëndruar gjithmonë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles