Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë fjalimit të saj në seancën e sotme plenare që po mbahet për të diskutuar situatën ekonomike në vend pas rritjes së çmimit të karburanteve.
Musliu e cilësoi mashtrues kryeministrin Kurti, teksa i tregoi se ku t’i gjejë paratë për subvencionimin e naftëtarëve,
Deputetja e PDK-së, i tha Kurtit që të zvogëlojë numrin e ministrive në kabinetin e tij qeveritar në 12 ashtu siç kishte premtuar sa ishte në opozitë.
“Jemi mësu me dëgju këtë mashtruesin që e kam këtu, po shpresoj që edhe ju keni fillu me kuptu mashtrimin e tij. Ky ka qejf me tregu përralla. Unë po ia ofroj një zgjidhje shumë konkrete, kryeministër nuk ke nevojë me ia ndalë paret as lehonave as pensionistëve as studentëve, as askujt. Veç zvogëlo kabinetin qeveritar, bëje me 12 ministri qysh e ke premtu të dalin pare për me subvencionu naftën. E ke bërë kabinetin me 20 ministri si me qenë Kosova, Kinë. Për me ardhë në pushtet ke thënë që Kosovës nuk i duhen më shumë se 12 ministri. Mjetet që i kursen prej ministrive të dalin mjaftueshëm për subvencionimin e naftëtarëve”, tha Musliu.
Musliu paraprakisht kishte ndërhyrë në fjalimin e kryeministrit Kurti duke ia ‘kapur’ mikrofonin në foltoren e Kuvendit.
