Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka reaguar lidhur me lajmet propaganduese nga mediat serbe për situatën në veri.
Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu ka theksuar se sa herë që situata ne veri nuk është e qetë shumica e mediave serbe merren me shpifje, gënjeshtra e fabrikime.
Sipas Musliut, serbët e kanë “orkestrën” e propagandës mediale që financohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, me qëllim që ta destabilizojnë Kosovën.
Eksperti i sigurisë vijon se titujt e tyre nuk ndryshojnë aspak vetëm e ndryshojnë emrin dhe datat varësisht se kush është në pushtet.
Ndërsa, sipas tij esenca mbetet e njëjtë: KURTI, HARADINAJ, THAÇI, VESELI DUAN LUFTË.
Musliu është shprehur se Serbia e lufton cilindo Qeveri të Republikës së Kosovës, pasi që e lufton Republikën e Kosovës.