Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka mohuar se Partia Demokratike e Kosovës ka të bëjë me grafitet fyese në shtëpinë e ish-deputetës të kësaj partie, Adelina Granica.
Një familjar i Graincës tha dje se kishte dyshime që PDK-ja qëndronte prapa këtyre grafiteve.
Kurse, Musliu sot shkroi se kjo nuk është kulturë e PDK-së dhe se grafitet nuk i përkasin historisë së partisë.
“Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së!Bollni ma me pisllaqe!”, shkroi ajo.