Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu për nderë të Ditës së Presidentit, ka postuar një fotografi të Hashim Thaçit, raporton Gazeta Enigma.
Mbishkrimi i fotografisë lë të kuptohet se për Musliun, Kosovën nuk mund t’a zavendësojë asnjë President tjetër, përpos Hashim Thaçit.
“Dita e Presidentit, historinë nuk mund t’a ndryshojë askush”, ka shkruar Musliu në rrjetin social ‘Facebook’.
Ndryshe, Hashim Thaçi po përballet me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë