Musliu: Në emër të presidentes më ka dërguar letër Prindon Sadriu

Musliu: Në emër të presidentes më ka dërguar letër Prindon Sadriu

Ganimete Musliu, sonte në Rubikon, foli edhe për një letër që ia kishte dërguar bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, në një zarf me emrin e të parës së vendit.

Musliu tha se në letër kishte kërcënime me padi nga Prindon Sadriu në lidhje me një deklaratë të saj.

“Shkoj  e hapi sirtarin ku na vjen posta dhe shkruan për Ganimete Musliun nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. E marr ta hapi, kur e çeli e kam kërcënimin se do të më padisë Prindon Sadriu mua se e kam dhënë një deklaratë pse kam thënë se Prindon Sadriu s’ka pasur të drejtë ta veshë uniformën në Defender 2020 a 2021, dhe ai po do të më padisë mua në emër të presidentes”, u shpreh Musliu në Rubikon.

Sipas Musliut, ai s’ka të drejtë ta përdorë emrin e presidentes.

Related Articles