Musliu – Osmanit: Nuk je presidente, do të mbahesh mend si inatçore

Musliu – Osmanit: Nuk je presidente, do të mbahesh mend si inatçore

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj presidentes Osmani, e cila ka thënë se është sulmuar për pamjen e saj.

Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur atë për operimin në Turqi.

Musliu ka thënë se Osmani do të mbahet mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë!

Ajo ka thënë se do të mbahet mend si grua që hyri në presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.

Postimi i saj i plotë:

Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por mëqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj:

A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atë në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Me qe paske hyrë të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.

Ti mund të jesh çkado përveç presidente.

Related Articles