Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar përplasjet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se pushteti aktual më shumë merret me luftë për ndikim sesa me shqetësimet reale të qytetarëve.
Musliu theksoi se Kosova ka nevojë për lidership që bashkon, respekton institucionet dhe punon për qytetarin, dhe jo për ego politike në majë të shtetit.
