Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me vendimin e Listës Serbe, ku morën vendim që të largohen nga institucionet e Kosovës.
Ajo ka thënë se siguria e Kosovës sfidohet rend në Veri të Kosovës dhe se Policet që zhveshën uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga institucioni.
‘’Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.
E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur’’, ka shkruar Musliu në Facebook.