Musliu-Shoshi: Binomi Kurti-Osmani po e lë Kosovën peng të vetvetes

Musliu-Shoshi: Binomi Kurti-Osmani po e lë Kosovën peng të vetvetes

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ajo tha se Kosova ka nevojë “për mendje të mëdha që bashkojnë, jo për pushtete që përplasen”.

“Në histori, shtetet dobësohen jo kur kanë pak pushtet, por kur pushteti humb sensin e përgjegjësisë. Binomi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po dëshmon se kur ambicia i paraprin vizionit, shteti mbetet peng i vetvetes. Ky vend ka nevojë për mendje të mëdha që bashkojnë, jo për pushtete që përplasen sepse kur udhëheqja humb drejtimin, Kosova është ajo që humb”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Related Articles