Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shioshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për abuzim me qytetarët e Kosovës. Gjatë seancës së jashtëzakonshme, ajo theksoi se dështimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) janë të lidhura ngushtë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij.
“Është e qartë se dështimet në KEK nuk janë rastësore, por pasojë e menaxhimit të dobët. Pse po kemi reduktime energjie 20 vjet pas luftës? E dini kush është përgjegjës? Dejona Mihali është thjesht një marionetë e Albin Kurtit,” tha Musliu-Shioshi, shkruan Gazeta Enigma.
Ajo përmendi se përfituesit e kësaj situate janë Albin Kurti dhe ekipi i tij, të cilët kanë shkelur ligjin duke nënshkruar mbi 200 kontrata njëburimorë dhe rritur çmimet e energjisë.
“U nënshkruan kontrata jashtëligjshme, u vendosën sanksione nga BE-ja, dhe resurset e shtetit po shfrytëzohen për fushata elektorale,” përfundoi ajo./GazetaEnigma/