Musliu-Shoshi i reagon Bislimit: Përveç që ulesh në tavolinë me Serbinë, po shkon edhe në Beograd

Musliu-Shoshi i reagon Bislimit: Përveç që ulesh në tavolinë me Serbinë, po shkon edhe në Beograd

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pas njoftimit se zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, nesër më 27 tetor dhe të premten më 28 tetor do të qëndrojë në Beograd.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, deputetja e PDK-së kanë thënë se ndryshe prej qëndrimeve të mëhershme tani edhe po shkojnë në Beograd.

“Lëre se po ulen në tavolinë me Serbinë po edhe në Beograd po shkojnë”, ka shkruar Musliu Shoshi.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten do të jetë folës kryesor në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, ku do të diskutohet për integrimin evropian të Kosovës dhe rajonit.

Related Articles