Musliu-Shoshi për Kurtin: Po ngul këmbë për çështje teknike, do humbë përkrahjen për çështje me interes kombëtar

Musliu-Shoshi për Kurtin: Po ngul këmbë për çështje teknike, do humbë përkrahjen për çështje me interes kombëtar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Kurti.

Sipas saj, Kurti po ngul këmbë në çështje teknike.

Megjithatë, ajo thotë se kryeministri do të humbë përkrahjen që do i duhet për çështje madhore me interes kombëtar.

“Ngul këmbë në çështje teknike POR do të humbë përkrahjen që do të i duhet në vendime e kompromise për çështje madhore me interes kombëtar”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Ky reagim i saj vjen pas kritikave nga ana e ndërkombëtarëve, lidhur me afatin për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS.

Related Articles