Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj lajmit që Ministrja Gërvalla do të raportojnë nesër në Komisionin për Punë të Jashtme, e cila pritet të flas për buxhetin e Kosovës për vitin 2024.
Musiu-Shoshi ka thënë se ka më shumë së gjysmë viti që nuk ka ardhur të raportoj për veprimet që i ka marrë apo jo më përfaqësitë diplomatike pas sulmit të 24 shtatorit në Basnjkë.
Ai thumboi edhe kryetaren e komisionit, ku shkroi se ‘nuk e ka haberin e politikës së jashtme dhe nuk guxon t’i bëje pyetje Donikës’, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Miq,
Nesër në mëngjes vjen Donika Gërvalla me raportu në Komisionin për Punë të Jashtme POR do të flas vetëm për planifikimin e buxhetit për vitin 2024.
Ka më shumë se gjysmë viti që nuk ka ardh të raportoj për veprimet që i ka marr apo jo me përfaqësitë tona diplomatike pas sulmit terrorist të Serbisë në territorin e Kosovës me 24 shtator 2023. Po ashtu jemi në proces tepër të rendësishëm drejt antarësimit në Këshill të Evropës dhe nuk e ka parë të arsyeshme të raportoj në komision se ku jemi në këtë proces!
Nejse, kryetarja e komisionit nuk ia ka haberin e politikës së jashtme, besa as nuk guxon me i bo pyetje Donikës! Sidoqoftë, e rendësishme është që do të kuptojmë më shumë për këshilltarin gjenial që paguhet 7.500€ e po ashtu edhe për skandalet tjera.
Nuk mbaron me kaq!