Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet një infermiere teksa e rrahë një të moshuar në Pejë.
“Si qenie njerëzore të dhemb zemra kur sheh se gjenerata më e çmuar që kërkon kujdes trajtohet në këtë mënyrë. Si deputete dhe anëtare e Komisionit për të Drejta të Njeriut do të kërkoj që ky rast të trajtohet edhe ne komision por ftoj edhe organet ligjore që sa më shpejt ta trajtojnë dhe të ipet dënimi maksimal për llojin e këtyre fundërrinave”, ka thënë deputetja Musliu Shoshi.
Rikujtojmë se menjëherë pas publikimit të videos Policia e Kosovës ka arrestuar vajzën e cila shihet teksa e godet të moshuarën dhe përgjegjësen e shtëpisë së të moshuarve në Pejë për mos deklarim të rastit.