Ish-deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, në një deklaratë për media ajo foli rreth zhvillime politike aktuale në vend, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, lideri i së cilës udhëhoqi me Qeverinë e Kosovës për më shumë se pesë vjet. Musliu Shoshi në DPT te Fidani deklaroi se Vetëvendosje s’ka pasur vullnet për t’i formuar institucionet e Kosovës.
Sipas saj, qytetarët e Kosovës më 28 dhjetor do t’ia tregojnë vendin Vetëvendosjes. “Nëse i shikon çmimet siç janë tani, janë jashtë normales. Kjo qeveri a ka bërë ndonjë hap? Nuk ka bërë. Nëse e shikojmë çmimin e energjisë, është e rritur jashtëzakonisht, tej mase, prej vitit në vit”, theksoi ajo.
“Nëse e shikon degradimin që është bërë në arsim, dhe investimet që janë bërë në arsim, janë për keqardhje. Prandaj, ky popull ka bajtë boll. Më 28 dhjetor do t’ia tregojë vendin secilës parti politike, për mundin që e kanë bërë dhe për kauzën që sot e bartin”, deklaroi ajo.
