Musliu: Situata është bërë e padurueshme, Haxhiu duhet të reflektoj

Musliu: Situata është bërë e padurueshme, Haxhiu duhet të reflektoj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka deklaruar se Kosova nuk ka luksin të tolerojë më stagnimin në zhvillim ekonomik dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo i bëri thirrje ministres Albulena Haxhiu që të reflektojë dhe të mos lejojë të manipulohet nga “një njeri me etje për pushtet”.

Musliu theksoi se qytetarët nuk meritojnë trajtim të tillë nga një qeveri që ka marrë mbi 40% të votave, ndërsa denoncoi rritjen e çmimeve, pagat e ulëta, shtrenjtimin e energjisë, dhe mbushjen e bordeve me militantë partiakë si dëshmi të degradimit të shtetit.

“Nuk na ka borxh Kosova ne si politikan të sillemi në këtë formë, kur e them për partinë që e ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve. Qytetarët nuk e meritojnë këtë trajtim nga një njeri që njëherë ka marrë një herë 51 %, tani mbi 40 përqind dhe ai të sillet kështu. Ju jetoni këtu, po i shiheni çmimet çdo ditë duke u rritur, pagat janë në çdo nivel, shtrenjtimi i rrymës po vazhdon, abuzimi me institucionet e vendit po vazhdon çdo ditë nuk ke pse del në rrugë të cilët ta mbushin mendjen që po bëjnë gara, bordet i kanë mbushur me militant partiak dhe kanë arrit në shkallën më të lartë të degradimit të shtetit të Kosovës”, tha Musliu.

Related Articles