“Po kërkoni Opozite konstruktive, ja ku e keni. Sot është dashtë sindikatat e punëtoreve ti nxjerrin të gjithë punëtoret në rrugë”.
Kështu është shprehur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Reagimi i saj vjen pasi në Kuvendin e Kosovës po mbahen shqyrtimet e ligjit për paga dhe për zyrtarët publikë.
Kësisoj sipas saj, sot në Kuvendin e Kosovës me votën e LVV-së po rrënohet sistemi i administratës shtetërore.
“Sot po zyrtarizohet diktatura! Nesër është tepër vonë!”, shkroi ajo në Facebook.