Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka darkuar mbrëmë bashkë me pjestarët e Njësisë Speciale të Policisë në Bërnjak.
Ai ka njoftuar se për këtë shërbim janë angazhuar shumë restorante në Prishtinë, por edhe shumë familje mitrovicase.
Ndaj kësaj ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila ka thënë se nuk është detyrë e Sveçlës “të shpërndajë bukë”.
Ajo më tej ka thënë se në këtë mënyrë ministri Sveçla po ua rrezikon jetën policëve.
“Tregoni dikush Sveçles qe nuk është punë e Ministrit me shku me shpërnda bukë.” shkruan Musliu në reagimin e saj në facebook.