Musliu: Vetëvendosja do që ta çojë Kosovën në anarki

Musliu: Vetëvendosja do që ta çojë Kosovën në anarki

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se mënyra e hedhjes në votim e deputetit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, për nënkryetar të Kuvendit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë shkelje kushtetuese.

“Është fakt që votimi i Rashiqit në mënyrën se si e ka sjell Vetëvendosje në Kuvend, është shkelje kushtetuese. Nuk po e them unë, e thotë Kushtetuta e vendit”, ka thënë deputetja.

Ndër të tjera, Musliu thotë se kërkesat që vijnë nga VV, “janë që të dërgojnë vendin në anarki”.

“Kërkesat e tyre të vazhdueshme janë që vendin ta dërgojnë në anarki. Ne nuk jemi për një shtet anarkik, jemi për një shtet demokratik, ku janë funksionale ligjet dhe Kushtetuta,  e mbi të gjitha janë të respektueshme ligji dhe Kushtetuta”, tha deputetja e PDK-së.

“Për këto institucione është derdh shumë gjak, dhe është bërë shumë sakrificë. Ua kemi borxh sot qytetarëve të Kosovës, që sot janë gjallë, e mbi të gjitha ua kemi borxh dëshmorëve të vendit, që të respektojmë ligjet, Kushtetutën dhe Republikën e Kosovës”, tha ndër të tjera Musliu.

Related Articles