Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, së fundmi ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës, shkruan GazetaEnigma.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa, ka akuzuar Qeverinë që nuk ndërmori asnjë hap nga propozimet që po i bëjnë, për uljen e akcizës në naftë, ulja e TVSH-së në produktet esenciale. / GazetaEnigma
Postimi:
Rritja e çmimit të naftës s’ka të ndalur.
Qeveria nuk ndërmori asnjë hap që po i propozojmë qe sa muaj:
Nuk po e ulin akcizën në naftë
Nuk po e ulin TVSh-në në produktet esenciale
Nuk ndërmorën asnjë hap, hiç, zero!
Këto çmime dhe këtë dembeli të Qeverisë nuk ka familje kosovare që mund ta përballojë. Për familjet në asistencë sociale, as që kanë ndonjë plan.
S’kanë plan për asgjë, në fakt.