Mustafa: Askush nuk po e përmend më demarkacionin, kështu do e pranojnë edhe Asociacionin

Mustafa: Askush nuk po e përmend më demarkacionin, kështu do e pranojnë edhe Asociacionin

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është kthyer protestave të VV-së në kohën kur ky subjekt ishte në opozitë.

VV kishte protesuar ashpër ndaj Mustafës dhe vendimit për nënshkrimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mustafa thotë se tash në pozitë kauza për demarkacionin u harrua.

“Kurrkush nuk po e përmend më demarkacionin apo 8.200 hektarë që thonin se i kemi humbur me Malin e Zi. Asgjë nuk ka ndodhur. Njëjtë do të bëjnë edhe me Asociacionin. E kanë rrejt vetin se ka marrëveshje me presidentin e Malit të Zi dhe atij të Kosovës se do të ketë rishënim të vijës kufitare. Asgjë nuk ndodhi prej asaj. Tash as nuk e përmendin”, tha ai.

Tutje Mustafa tha se ato ishin kauza të rrejshme të VV-së. 

Related Articles