Mustafa: Deklaratën e Kurtit se “jam ngrohur me qebe” s’e dëgjon nga asnjë kryeministër në botë

Mustafa: Deklaratën e Kurtit se “jam ngrohur me qebe” s’e dëgjon nga asnjë kryeministër në botë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Kurti se është ngrohur me batanije.

Ish-ministri i Bujqësisë ka thënë se kjo deklaratë nuk i bënë mirë Kosovës dhe se qytetarët që ai përfaqëson kërkojnë zgjidhje dhe jo deklarata të tilla.

“Nuk besoj se i jep një pasqyrë të mirë një shteti kur kryeministri deklaron se mbrëmë jam ngrohur me batanije. Nuk besoj që në aspektin ekonomik, special e mos të flasim për atë diplomatik i jep një imazh vendit kur kryeministri thotë se po ngrohemi me qebe”, tha Besian Mustafa në Direkt.

“Nuk ka një qytetar në botën e qytetëruar që e sheh kryeministrin e një vendi që thotë se po nxehet me qebe dhe mendon që ky qenka një vend i zhvilluar apo një vend normal, Në çfarëdo aspekti kjo ka qenë një deklaratë e gabuar e kryeministrit”, shtoi ai.

“Një kryeministër që ka një fuqi kaq të madhe politike do të duhej të ofronte zgjidhje dhe jo të jepte deklarata të tilla që po nxehet me qebe”, tha ndër të tjerash deputeti i LDK-së./Gazeta “Enigma”/

Related Articles