Mustafa – deputetëve të VV-së: Dil kallxo sa e keni ndarë tallin

Mustafa – deputetëve të VV-së: Dil kallxo sa e keni ndarë tallin

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka përmendur kontratat njëburimore në Ministrinë e Ekonomisë, përfshirë tenderët njëburimorë në KEK dhe në Postën e Telekomin e Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Musafa ka thënë se nga viti 2021 deri tash janë nënshkruar në këtë dikaster 150 kontrata njëburimore.

“150 kontrata njëburimore, të negociuara në katër sy, janë ulur me një shok, me një dost, me një anëtar të partisë, me një financues të partisë, në një restorant në një dhomë terr qatje, e kanë ndarë tallin. E keni ndarë tallin kolege, kesh sa të duash. Dil këtu, kallxo sa e keni ndarë tallin. 150 kontrata, 120 milionë euro, dil kolege kallxo cila përqindja është e jotja.” – tha ai.

Ai ka deklaruar se shefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi ishte arrestuar për kontratat njëburimore.

“Në qeverinë e tyre janë 209 milionë euro pa përfshirë tenderët për rezervat shtetërore që kanë përshkruar kinse si sekret shtetëror. Adnan edhe Vetëvendosje, keni harru që kryeshefi që e keni emëru është arrest për shkak të tenderëve njëburimor. Edhe zyrtar i Vetëvendosjes a çka e keni pasë në parti, është arrest për tenderë njëburimor. Po silleni në rrethin e ngushtë në KEK e po na folni neve për korrupsion”, ka deklaruar Mustafa.

Related Articles