Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare në të cilën deputetët po diskutojnë për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Fjalën, mes shumë tjerësh, e ka marrë edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.
Ai tha se projektligji i tillë e shndërron ekonominë nga ajo e lirë në atë të kontrolluar, teksa akuzoi Qeverinë Kurti që po e kopjon Korenë e Veriut.
“Një leksion për kolegun, ka dy lloje të ekonomisë: ekonomi të lira dhe kontrolluara. Ekonomitë e kontrolluara kanë dështuar. Ka mbet vetëm një, Koreja Veriore. Ju po e merrni shembull. Sipas këtij ligji, i bie që Ministrja përcakton cilat janë produktet esenciale, se me çfarë cmimi dhe niveli konsumi duhet të jetë”.