Mustafa i LDK-së: Nuk votojmë kandidatë të partisë që nuk kemi marrëveshje me ta

Mustafa i LDK-së: Nuk votojmë kandidatë të partisë që nuk kemi marrëveshje me ta

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, pas dështimit të seancë së sotme për konstituimin e Kuvendit ka deklaruar se qëndrimi i subjektit që ai përfaqëson mbetet i njëjti, raporton Gazeta “Enigma”.

Mustafa deklaroi se LDK nuk voton asnjë kandidat të partisë me të cilën nuk ka marrëveshje politike. “Qëndrimi i Lidhjes Demokratike vazhdimisht mbetet konsistent”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për votën pro të deputetit të këtij subjekti, Arben Gashit, për Dimal Bashën që u propozua nga VV-ja për kryetar të Kuvendit.

“Për dallim nga shumica tjetër parlamentare Lidhja Demokratike e Kosovës, me të vërtetë është demokratike. Edhe z. Gashi i ka qëndrimet e tij dhe veprimet e tij si deputet”, tha ai.

Related Articles