Besian Mustafa i LDK-së, është shprehur optimist për rezultatin zgjedhor, raporton Gazeta Enigma.
“Ajo që është e rëndësishme është që LDK ka së paku dyfishim nga rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, pa llogaritur rezultatet qe vijnë nga diaspora. I bëjmë thirrje komisionerëve që ta mbrojnë votën e LDK-së deri në mbyllje të procesit të numërimit, që besoj do përfundoj brenda një apo dy orëve”, tha Mustafa në një konferencë për media.
Këtë ai e ka bazuar në një EXIT POLL të realizuar nga partia e tij, me 18 mijë respodent.
“LDK ka realizuar një exit poll me 18 mijë respodent, ku LDK del që së paku të ketë dyfishuar rezultatin nga zgjedhjet nacionale”, shtoi ai.