Mustafa: Kurti nuk ka guxim të përballet me kundërshtarët politik

Mustafa: Kurti nuk ka guxim të përballet me kundërshtarët politik

Besian Mustafa, kandidat i LDK-së për deputet, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka punuar në përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim të bëjë debat me kundërshtarët politikë pasi nuk ka për çfarë flet.

“Ftoj çdo qytetarë të Kosovës që të pyes veten: ‘A është përmirësuar gjendja ime ekonomike dhe e familjes sime?’. Le të pyet veten çdo qytetarë, a mund të përmend tre projekte të mëdha qeveritare që nisën dhe mbaruan këto katër vete. Le të pyet veten çdo qytetarë se pas katër viteve të Qeverisjes Kurti a kanë fëmijët tuaj gjasa të mos ikin nga Kosova, të mos kërkojnë të ardhme diku tjetër”.

“Dhe pyetja më e rëndësishme: ‘ A kanë këta njerëz në pushtet ndonjë ide apo ndonjë plan për të ardhmen tonë?’ Nëse përgjigja e juaj, është jo. Atëherë është krejt e qartë se ju keni zero arsye për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse nuk jeni të sigurt në përgjigje atëherë është Kosova që të kërkoni nga Kurti që të vie e të debatojë me Abdixhikun për të ardhmen e Kosovës”.

“Ai dhe ata që nuk kanë guxim të debatojnë dhe të përballen me kundërshtarët politik, ai nuk ka guximin as të përballet me problemet e popullit. Ai nuk do të vie në debat, nuk ka çka tregon për këto katër vitet e shkuara e aq më pak për katër vitet e ardhshme”,ka thënë Mustafa. 

Related Articles