Mustafa: Më 9 shkurt duhet të siguroheni se gjithësecili të dalim e të votojmë për LDK-në

Mustafa: Më 9 shkurt duhet të siguroheni se gjithësecili të dalim e të votojmë për LDK-në

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet,Besjan Mustafa, ka kërkuar nga qytetarët e vendit që të votojnë për subjektin që ai bënë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.

LDK sot ka mbajtur një konferencë për media ku Mustafa ka theksuar se kjo është në mirë të tyre, për ndryshimin e vendit.

“Më 9 shkurt duhet të siguroheni se gjithësecili të dalim e të votojmë për LDK-në. Nëse secili prej jush ju mbështetësit tanë, e sillni ndonjë shok apo familjar për të votuar LDK-në, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”.

“Rritja jonë është e madhe dhe ky është momenti i jonë, tani kemi përkrahjen e secilit të jush, votoni LDK-në dhe Abdixhikun”, ka thënë Mustafa. /Gazeta Enigma/

Related Articles