Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë për t7 ka folur për marrëveshjen e energjisë së arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se e konsideron si të mirë arritjen e marrëveshjes, mirëpo “në qoftë se dikush konsideron që marrëveshja është e keqe, unë konsideroj që ka bërë gabim fatal që e ka pranuar që ajo të zbatohet”
Mustafa tha se bashkë me përfaqësuesit e ZRRE-së, KEDS-it e KOSTT-it kanë konstatuar se është dashur të nënshkruhet kjo marrëveshje, në mënyrë që të ushtrohet sovraniteti energjetik në gjithë Kosovën.
Sipas tij, nuk është mirë që kjo marrëveshje të aturibuohet me konstatime negative “sepse si të tilla në qoftë se janë, kryeministri nuk është në gjendje ta dijë se çfarë po bën”.