Ish kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa ka adresuar kritika ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për mosliberalizimin e vizave.
Në emisionin Contex, Mustafa ka thënë se pavarësisht se BE-ja ka kërkuar të ratifikojmë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, Kurti e Osmani nuk i dëgjuan as BE-në e as ShBA-të.
“Këta na kanë lënë pa viza në vitin 2016. Nga BE-ja na lutshin ta ratifikojmë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. E dëgjojshin Shpejtim Bulliqin, organizojshin me Bulliqat e jo me ShBA-të, me miqtë në të cilen këta po thirren tani”, ka thënë Mustafa.