Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka shprehur qëndrimin e këtij subjekti sa i përket projektbuxhetit të vitit 2023 për të cilin po debatohet në kuvend.
Ai ka kontestuar vlerën e buxhetit që është projektuar të jetë 3.2 miliardë euro.
“Kemi një inflacion te produktet bazike dhe materialet ndërtimore, pra tek pjesa më e madhe e buxhetit që kalon shifrën mbi 20 për qind. Kjo i bie se buxheti real është diku 2.6 miliardë dhe jo 3.2 miliardë”, është shprehur Mustafa.
Deputeti opozitar tha se lëvdata e ekzekutivit se kanë buxhetin më të madh në histori, ndodhë secilin vit, pasi Kosova çdo vit ka pasur buxhetin më të madh sesa në vitin paraprak.