Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se po merr anën e partisë Vetëvendosje, në dritën e zhvillimeve të fundit.
“Mendoj se Presidentja e ka humbur rrugën. Ajo po përkrah haptaz zgjidhjen e Vetëvendosjes. Presidentja ka të drejtë që të kërkojë zgjidhje. Ju e keni ligjin, mundësitë, përvojat nga e kaluara por duhet të bëheni përpjekje për të siguruar mjete për komunat, RTK-në dhe të tjerat”, tha Mustafa.
