Anëtari i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas lajmit se një 13 vjecare është përdhunuar nga disa persona në Janjevë.
Një 13 vjeçare dyshohet se ishte viktimë e abuzimit seksual nga shumë persona për kohë të gjatë por edhe e keqtrajtimit dhe e neglizhencës nga familjarët, për më tepër edhe viktimë e incestit. Për këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar vetëm një 51 vjeçar të cilin po e mbanë në paraburgim, ndërsa nuk dihet numri i personave që po dyshohen për rastin edhe pse ajo që dihet nga ekzaminimet mjekësore është se trupi i të miturës është “si të kishte kryer shumë lindje fëmijësh”.
Mustafa ka reaguar duke i quajtur qyqar ata që e kanë kryer këtë krim.
“Me e dhunu’ dhe keqtrajtu’ një vajzë 13 vjeçare nuk të bën burrë, por qyqan! Burrni është t’i arsimosh dhe emanciposh qikat tona dhe t’ju sigurosh mundësi dhe të drejta të barabarta në shkollë, punë, shoqëri, pronë, biznes, politikë, shkencë, art, sport… jetë!”, ka shkruar ai në Facebook.
“Bonu burrë, jo qyqan!”, shtoi ai.