Mustafa: Sigurohuni që të gjithë të dalin ta votojnë LDK-në

Mustafa: Sigurohuni që të gjithë të dalin ta votojnë LDK-në

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, në konferencën e përditshme të kësaj partie përgjatë fushatës zgjedhore, bëri thirrje që qytetarët ta votojnë LDK-në, “ta votojnë ndryshimin”.

“Flisni me miqtë tuaj, familjarët tuaj. Sigurohuni që të gjithë të dalin të votojnë LDK-në, të dalin të votojnë për ndryshim, të dalin ta votojnë për një të ardhme të ndritshme për Kosovën”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu u bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen tubimit të sotëm në Podujevë, si dhe tubimit përmbyllës së kësaj fushatë, nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Related Articles