Deputet i LDK-së, Besian Mustafa e ka quajtur terrorizëm dhe masakër sulmin me armë në Gllogjan ku mbetën të vrarë katër persona në mesin e tyre edhe dy nxënës.
Mustafa ka shkruar se organet e rendit duhet t’i sjellin përgjegjësit sa më parë para drejtësisë.
“Sulmi me armë i autobusit plot fëmijë 16-18 vjeçar në Deçan është masakër dhe terrorizëm!Këto sulme hapin plagët e shoqërisë sonë të lënduar rëndë. Organet e rendit duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë./Gazeta Enigma/