Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar në lidhje me përgjimet për shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ku ajo u dëgjua të kishte folur me Milan Radojçiqin.
Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi shkurt “Zdravo Milan, erlli dita me koordinim!”.
Kusari-Lila, ka thënë më herët në një intervistë në InfoMagazine, se ishte deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, që e lëshoi në interfon Radojçiqin, në zyrën e saj.