​Mustafi jep detaje ku do të shpenzohen mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën

​Mustafi jep detaje ku do të shpenzohen mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën

Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës e cila në mbledhjen e së premtes ndau 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafi ka bërë të ditur se me këtë buxhet janë paraparë 78 grante për projekte mbi 1 milionë euro, 107 bursë vjetore prej 1 mijë euro dhe 4 mijë e 10 nxënës libra falas deri 255 mijë euro.

Ai ka shkruar se pret që në vitet në vijim kësaj mbështetje t’i bashkohet edhe Shqipëria.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar e Lugina e Preshevës ecën përpara realizimit të ambicieve politike vetëm kur karakterizohet nga vizioni, guximi, dija, profesionalizmi, puna, përkushtimi e mbi gjitha besimi e këmbëngulja për të bërë të mundshme të pamundurën që dukej dikur”, ka shkruar Mustafi.

Ndryshe, ekzekutivi ka ndarë edhe 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Related Articles