Ragmi Mustafi, politikan në Luginë të Preshevës në një deklaratë për media tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është politikan i talentuar për ta dramatizuar e viktimizuar popullin serb, raporton Gazeta “Enigma”.
Është është kriza më e thellë që ka Serbia sa i përketë regjimit autoritar të Vuçiqit, tha ai për Klankosova.
“Kjo është kriza më e thellë që ka Serbia sa i përketë regjimit autoritar të cilin po e mirëmbanë z.Vuçiq. Ai është një melodramatik, politikan jashtëzakonisht i talentuar për ta dramatizuar dhe viktimizuar popullin serb dhe qeverinë e popullit serb, pushtetin e tij dhe mënyrën e qeverisjes së tij, krahas tij duke shprehur se të gjithë i ka armiq”, u shpreh tutje Mustafi.