Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës priti kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të premten.
Muftiu Naim Tërnava, teksa uroi festën, foli edhe për bllokadën në Kuvend, tërthorazi.
“Desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.