Yjet spanjollë të tenisit, Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz, u bashkuan për të fituar ndeshjen e tyre të parë në dyshe në Paris, duke mposhtur argjentinasit Andres Molteni dhe Maximo Gonzalez, në sete 7-6, 6-4.
Dyshja u duartrokitën shumë në Court Philippe-Chatrier dhe paralajmëruan se janë aty për medalje, pas një fitore mbresëlënëse.
Nadal, 38 – i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të tenisit në histori – krenohet me 22 tituj Grand Slam, ndërsa 21-vjeçari Alcaraz tashmë ka katër tituj.
Së bashku, ata do të jenë një perspektivë e jashtëzakonshme në Lojërat e këtij viti. /Gazeta Enigma