Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë, ja çmimet e sotme

Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë, ja çmimet e sotme

Çmimi i naftës në Kosovë është rritur me një cent për litër krahasuar me dy ditët e kaluara.

Sipas çmimeve të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot do të shitet me çmim maksimal prej 1.64 euro.

Ndërkohë, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi vazhdon të shitet me 0.60 euro për litër.

Këto janë çmimet maksimale të lejuara për sot në tregun e Kosovës.

Related Articles